Maska me majdanoz që zhduk qeskat e errëta nën sy

Maska me majdanoz që zhduk qeskat e errëta nën sy

Orare të tejzgjatura pune, dëfrime mes miqve orëve të vona, lodhje, strese… këto e aktivitete të tjera duket se na lënë shenjë në fytyrë që të tjerët të hamendësojnë gjithëfarë kemi bërë.

Qeskat nën sy janë problemi më i zakonshëm, por dhe më i lehti për t’u trajtuar! Nëse më parë kemi ndarë me ju plot përbërës që zbehin pamjen e zbehtë të lëkurës dhe qeskave të errëta në sy, receta e mëposhtme ka një përbërës që kurrë nuk e keni përdorur si një produkt kozmetik, por vetëm si erëz për t’u shtuar shije pjatave.

Majdanozi përman klorofil, vitaminë K dhe C, antioksidantë, të gjithë përbërës që pastrojnë lëkurën në thellësi dhe i japin një shkëlqim, shkruan Living.al.

Falë vitaminës C majdanozi ka një efekt zbehës kundrejt njollave, ndaj është një ide shumë e mirë për ta përdorur si një trajtim natyral kundër qeskave.

Përbërësit:

Çaj jeshil
Majdanoz
Ujë

Përgatitja:

Në një enë të vogël me ujë zieni disa fije majdanoz dhe në një enë tjetër zieni disa bustina çaj jeshil. Pasi uji të jetë ftohur (preferohet të mbahet për disa orë në frigorifer) me ndihmën e një cope të pastër lyeni zonën poshtë syve me ujin magjik.

Duke përdorur një pambuk ju mund të vendosni dhe fijet e majdanozit nën sy për 15 minuta.

Sigurohuni që të ndërroni pambukun ose copën disa herë në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga kjo përzierje.