“Shpërthejnë” demokratët edhe në Shkodër: Basha anulo zgjedhjet

“Shpërthejnë” demokratët edhe në Shkodër: Basha anulo zgjedhjet

Pas Tiranës, Vlorës dhe Korçës, sot ishte radha e demokratëve të Shkodrës të firmosnin një peticion kundër zgjedhjeve në parti.

Ata duke hedhur firmë në tyre në letër i kërkojnë Bashës të ndalë farsën, zgjidhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi në të kundërt opozita demokrate rrezikon asgjësimin.

Sipas tyre Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatë e 25 qershorit dhe jo të justifikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.