Bashkëpunëtori i Mijallkovit flet për herë të parë në publik

Bashkëpunëtori i Mijallkovit flet për herë të parë në publik

Në Gjykatën e Apelit për të parën herë në opinion foli Toni Jakimovski, ish pjesëtar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) i akuzuar në rastin “Fortesa” dhe “Target” të Prokurorisë Speciale Publike

Ai sot u paraqit në Gjykatën  e Apelit ku mbahej debat publik pas ankesës së PSP-së në lidhje me refuzimin e kërkesës për paraburgim. Gjykata Penale si shkëmbim të refuzimit të paraburgimit të Jakimovskit, ndaj atij dhe të dyshuarve tjerë u parashtrua vetëm masa e kujdesit, marrje e pasaportës.

Mirëpo, Jakimovskit iu la pasaporta diplomatike i cili me të njëjtin udhëton jashtë Maqedonisë nën kompetencën e drejtorit gjeneral të Qendrës Ndërkombëtare “Selek” me qendër në Bukuresht dhe Rumani kurse vepron në dymbëdhjetë shtetet të Evropës.

“Nuk ndjehem fajtor dhe nuk kam pse të ikë. Thuajse një vit e gjysmë, sa kanë zgjatur hetimet e PSP rregullisht i ju jam përgjigjur kërkesës së tyre”, tha Jakimovski.

Kërkesa e PSP për paraburgim të Jakimovskit ka ardhur me arsyetimin e sigurisë së pranisë së tij në Maqedonis dhe pamundësinë që të ndikohet ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të tija deri sa zgjasin procedurat hetimore.

Në lidhje me këtë Jakimovski ka reaguar duke thënë se tashmë e tre vite nuk punon në DSK dhe se nuk është në kontakt me dëshmitarët dhe se ka shkëputur të gjitha kontaktet me kolegët e tij në DSK.

Përndryshe, Jakimovski njihet si bashkëpunëtor i shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i akuzuar poashtu në rastet “Fortesa” dhe “Target”.

Në rastin “Target” cila ka të bëjë me çështjen e përgjimit të paligjshëm, që sipas kësaj prokurorie e ka kryer Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), gjatë kohës me të cilin ka udhëhequr, Sasho Mijallkov ose kushëriri i ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ndërkaq në rastin “Fortesa” janë përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministra e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy kryeshefë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme.