Arrestohet një person, i konfiskohet pistoletë

Arrestohet një person, i konfiskohet pistoletë

Një shtetas i Serbisë i komunitetit goran është arrestuar në fshatin Vranisht të Dragashit, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 28 fishek, një palë pranga, tre telefona mobil dhe disa dokumente të Republikës së Serbisë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.