VIDEO- Pacolli: Do të jem konstruktiv, LDK e VV kanë 10 ditë afat

VIDEO- Pacolli: Do të jem konstruktiv, LDK e VV kanë 10 ditë afat

Në emisionin Debat, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se ka bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik. Ai foli për takimin që kishte sot me Ramush Haradinajn, i nominuari i PAN-it për kryeministër dhe me Isa Mustafën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Zoti Haradinaj më ka vizitua, në ora 10 më ka ardhë në familje. Kemi biseduar për dy orë me të, kemi biseduar gjerë e gjatë për brengat, për konsekuencat e vonesës së formimit të institucioneve, për përparësitë që do të ketë Kosova me këtë qeverisje dhe për mangësitë që do ti këtë në këtë qeverisje”, tha Pacolli për RTK.

Më tutje ai pohoi se është konstruktiv dhe nuk do ta bllokojë vendin por do bënë hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik.

“Jam për zgjidhje konstruktive por nuk mund tu them se do ta votojë Kadri Veselin, apo Milaim Zekën, apo dike tjetër”, tha ai.

Pacolli foli edhe për takimin që kishte sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

“Sot kam fol edhe me z. Mustafa, do të flas edhe me z. Kurti dhe kam thënë se brenda dhjetë ditëshit të parë ju duhet të merreni vesh dhe nëse ju dy nuk jeni të gatshëm me formua një qeveri unë nuk di çfarë kuptimi ka qëndrimi im aty”, tha Pacolli, në emisionin Debat në RTK.

Pacolli fton koalicionin PAN që të propozojë sa me parë kandidatin për kryetar të Kuvendit

(E plotësuar) Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ftuar koalicionin PAN qe të propozojnë sa me parë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Dy partitë opozitare, sipas tij, e dinë se ky post i takon PAN-it.

Pacolli është pyetur nëse do ta mbështesin me votë Kadri Veselin për kryeparlamentar, por ka refuzuar të tregojë saktësisht.

“Vota e çdo deputeti është pasuri shpirtërore dhe askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë. Është gabim qe ata të mos e propozojnë kandidatin. I ftoj sa më parë për të kryer veprimet e tyre në mënyre qe deputetët të kenë mundësi të votojnë”, ka thënë Pacolli në një intervistë për RTK.

Bllokada, sipas tij, është të pala fituese e zgjedhjeve.

Ai ka paralajmëruar se do të mbledhin nënshkrime të deputetëve të cilat do t’i dërgojnë në administratë të Kuvendit.

Pacolli kërkon formimin e një qeverie të spektrit të gjerë

(E plotësuar) Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, partia e të cilit është pjesë e koalicionit të lidhur para zgjedhjeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, ka bërë një propozim në adresë të të gjitha partive parlamentare në vend.

Pacolli ka këshilluar që partitë e përfaqësuara në Kuvendin e ri të Kosovës të merren vesh për formimin e një qeverie të spektrit të gjerë. Kjo duhet të bëhet, sipas tij, që të kryhen punët urgjente të Kosovës.

Ai tha se partitë parlamentare duhet të bëhen bashkë për t’i kaluar 10 çështjet që, siç ka thënë ai, sot e mbajnë peng Kosovën, përfshirë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave.

“Kur t’i kryejmë vijmë në një moment që të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Pacolli në emisionin Debat në RTK.