Kush në të vërtetë ishte Tito?

Kush në të vërtetë ishte Tito?

Edhe pas vdekjes së tij, shumë teori vazhdojnë ta rikthejnë vëmendjen tek origjina e vërtetë e presidentit të përjetshëm të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tiito.

CIA në hulumtimet e tyre arriti në përfundimin se Tito në asnjë mënyrë nuk ishte jugosllav, dhe si i tillë madje as nuk e ka njohur mirë gjuhën”amtare” gjuhën serbo-kroate, shrkuajnë express.hr, transmeton InfoPress.

I biri i  i një industrialisti?
Sipas njërës prej tyre,  nga teoritë e shumta që qarkullojnë në opinion, Tito ishte fëmija i paligjshëm nënës Maria dhe industrialistit Samuel Mayer, një çifut polak dhe industrialisti suksesshëm nga Vjena, me të cilin Maria herë pas here punonte. Pohimet për prejardhjen hebreje të Titos i ka mbështetur edhe mjeku i tij personal Profesor. Dr. Alexander Matunoviq në librin e tij “Jovanka Broz – Tito bashkë-sundimtarë”, e cila u botua kohët e fundit në Beograd, megjithatë  ai për një pohim të tillë nuk paraqet asnjë dëshmi.

Çifut Ambroz?

Josip Broz, një kroat, bravandreqës pa një gisht, vdiq në vitin 1913 – nuk kishte pseudonimin Tito. Pas Luftës së Parë Botërore gjoja kishte shumë komunistë me atë pseudonim. Por ai që na intereson, dhe e njohim si President i Jugosllavisë, në fakt është çiftuti Joseph Ambroz.

“Ai është, në fakt, Joseph Ambrose, i cili në shkollën ushtarake do të marrë identitetin e Josip Broz, një kroat i lindur në Vjenë, i cili vdiq në vitin 1913, pohon Predrag Andjeliq, autor i “Dosjes sekrete -Josip Broz”.

Sipas tij Joseph Ambrose mori identititetin e kroatit për tu futur në mesin e jugosllovenëve.

Tito ishte mason?

Në shumicën e këtyre teorive, thuhet se Tito ishte anëtar i një organizate të fshehtë të masonëve. Broz ishte gjoja anëtar i lozhës së masonëve të Zagrebit “Maximilian Vrhovec”, kurse “vëllezërit” e tij masonë në shtyp i dhanë publicitet të paparë gjatë “procesit bombë”, kur para gjykatës së Jugosllavisë papritur pranoi se ishte se anëtar i PKJ.

Prandaj nuk ishte e habitshme edhe arsyeja që, që Josip Broz, pas mbërritjes së tij në Beograd, në maj të vitit 1941, është vendosur në një vilë në Dedinje, që i përkiste Vladimir Ribnikar, çifut dhe pronar i gazetës “Politika”.

Përkrahësit e kësaj torie, dyshimet se Tito ishte mason i bazojnë edhe te fakti se ai kishte marrëdhënie shumë të mira me Winston Churchill, për të cilin ekzistojnë teori se ishte po ashtu mason.

Tito agjent i trefishtë?

Sipas disave, “djali më i madh i kombeve tona dhe kombësive”, u vra dhe Kominterni në vend të tij vendosi një spiun. Për këtë ka shumë teori. Njëra prej tyre pretendon se Tito vdiq në Rusi, ndërsa një tjetër se u vra në betejën e Sutjeska, por që në të dy teoritë është zëvendësuar nga një agjent sovjetik.

Një tezë interesante është ajo e Momçilo Jokiq, i cili thotë se Tito ishte agjent i trefishtë. Në mënyrë të veçantë, Jokiq pretendon se Tito ka punuar për Shërbimin Inteligjent britanik dhe atë gjerman.

Tito vdiq si musliman?

Teoria e fundit lidhur me Titon është se ai vdiq si mysliman. Kjo deklaratë u konfirmua nga disa burime, dhe një prej tyre ishte sekretari personal i Titos, Berislav Badurina, i cili ka thënë se Tito ka vdekur si musliman, duke lexuar Kur’anin për herë të tretë.

Myftiu i Beogradit, Hamdija Jusufspahiq konfirmoi interesimin e Titos ndaj Islamit: “Jam takuar disa herë me Titon. E kam takuar atë si student në Kajro. Unë kam qenë student i universitetit teologjik islam. Ky është universiteti më i vjetër në botë. Al Azhar është quajtur. Unë kam qenë atje profesor në shkollën plotësuese jugosllave kur u takuam për herë të parë. Tito erdhi në klubin tonë, klubi i jugosllavëve dhe pyeti: “Kush nga ju, fëmijët e mi, flet arabisht”. Unë isha i vetmi në kohën e rinisë që flisja arabishten. Pastaj Tito tha: “Mësojini fëmijët tuaj arabisht, sepse arabishtja është gjuha e së ardhmes”, thotë Jusufspahiq i cili mik i madh i Titos u bë në vitin 1968, pas arritjes së tij në Beograd.

Jusufspahiq tha se gjatë viteve, Tito shpesh pyeste se si dhe sa herë në ditë luten myslimanët si dhe shpesh diskutonte për atë se si myslimanët e paramendojnë Perëndinë.

Si dëshmi e mëtejshme për të mbështetur këtë pretendim është edhe fakti se në gurin e varrit të Titos përmendet vetëm emri i tij dhe viti i lindjes e vdekj