Seanca për Zvërlevskin, akuza dhe fyerje mes deputetëve

Seanca për Zvërlevskin, akuza dhe fyerje mes deputetëve

Përplasje, akuza të ndërsjella, por jo edhe debat për shkarkimin e Prokurorit Publik Republikan Marko Zvrlevski.

Seanca e re parlamentare nuk ka sjellë asgjë të re. Opozita kritikoi pjesëmarrjen e dobët të deputetëve nga koalicioni qeverisës, ndërsa vazhdoi edhe me akuzat se shumica parlamentare me Zvërlevskin si temë, në të vërtetë dëshiron të ikë nga çështjet më thelbësore. Për këtë reagoi deputeti Pavle Bogoeski, i cili opozitës i tha se zgjatja nuk do të parandalojë që disa nga anëtarët e tyre të përfundojnë në burg. Retorika e tillë shkaktoi revolt të madh në radhët e partisë opozitare.

Pas një debatit të ashpër deputetët shkuan në pauzë të cilën përsëri e shfrytëzuan për akuza mes vete, por këtë herë përmes mediave.

Deputetët nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE përsëri e shfrytëzuan seancën për të replikuar me njëri-tjetrin, kështu që debati për shkarkimin e Marko Zvrlevski nuk filloi as ditën e sotme. Në momentin që fjalën e mori deputeti i VMRO-DPMNE -së , Krsto Mukoski, të gjithë deputetët e shumicës parlamentare e lëshuan sallën. /Alsat-M