VIDEO -Është promovuar librin “Si të jesh nuse kosovare"

VIDEO -Është promovuar librin “Si të jesh nuse kosovare"

Shkrimtarja britanike Naomi Hamill promovoi librin me titull "Si të jesh nuse kosovare". Në këtë libër ajo shpalos historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrime të jetës së femrave kosovare.

Ngjarja e librit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne.

Pamela Njëra nga themelueset e organizatës Manchester Aid to Kosovo ka thënë: Libri ka një stil të veçantë, delikat dhe strukturë të pazakontë. Kam ndjenja të forta për Kosovën. Dashuri për Kosovën, popullin e Kosovës, për gratë dhe për të ardhmen e Kosovës. Pavarësisht faktit që është e vendosur në Kosovë, ky libër trajton jetën e femrave në përgjithësi në botë.

Naomi Hamill Autore ka thënë: Unë kam shkruar për ju, për kulturën tuaj. Ky libër ka filluar të shkruhej gjatë studimeve në master por asnjëherë nuk kam pasur qëllim ta botoj. Unë thjesht shkruaj për Kosovën për atë që dija kur më është dashur për diplomën e masterit, më është dashur të shkruaja 60 mijë fjalë dhe e unë shkrova për Kosovën.

Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), organizatë e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës.

 

Autor: Adriana Morina