VIDEO- Rritet sërish çmimi i cigareve

VIDEO- Rritet sërish çmimi i cigareve

Pa asnjë paralajmërim, janë ngritur çmimet e disa llojeve të cigareve në Kosovë. Kjo s`është hera e parë që brenda këtij viti të ngrihen çmimet e cigareve, edhe pse nuk ka pasur ngritje të akcizës.

Pa asnjë paralajmërim janë ngritur çmimet e cigareve për 10 centë në pako, në shumicën e llojeve të tyre. Këto ngritje, pa paralajmërime, për shitësin me pakicë, Hasan Matoshi, po i ndikojnë në shitjen e cigareve. Ai thotë se rritje të tilla kanë ndodhur edhe më herët gjatë këtij viti

“Cigaret janë rrit 50 euro në paket, ka 10 cent në pako, 1 euro në boks.  Pa paralajmërim të shtunën e të dielën. 00: 00: 18 Edhe para muaj dite janë hyp, që tri herë pa paralajmërim, nuk e di kush është tu i hyp, as nuk u hyp akciza as  kërkosh”, thotë Matoshi

Ngritja e çmimit të cigareve nuk ka ndodhur për shkak të ngritjes së Akcizës. Zyrtarisht nga Dogana e Kosovës bëjnë me dije se nuk ka pasur ngritje të akcizës.

Nuk ka ngritje të akcizës apo ndonjë taksë tjetër sa i përket duhanit dhe nënprodukteve të tij, pra të gjitha taksat janë të njëjta.

Kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi, ndonëse premtoi se do të japë përgjigje gjatë ditës se pse janë ngritur çmimet e cigareve, një gjë të tillë nuk e bëri.

 

Autor: Faton Salihu