Ambasadorja gjermane në Dokufest: Shpresat i kam vetëm te rinia

Ambasadorja gjermane në Dokufest: Shpresat i kam vetëm te rinia

Ambasadorja gjermane ka thënë se shpreson që rinia do ndryshojë Kosovën dhe sidomos mënyrën se si bëhet politikë në Kosovë.

Gjatë fjalimit të mbajtur natën e fundit te Dokufestit në Prizren, Angelika Viets ka thënë se kur erdhe në Kosovë si ambasadore ishte e njëjta situatë politike si sot, duke iu referuar bllokadës së krijimit te institucioneve.

Viets e përfundon mandatin si ambasadore e  Gjermanisë brenda pak ditësh.

Dokufesti rregullisht përfundon me një koktej të organizuar nga Ambasada gjermane, ndërsa sonte pritet të transmetohet edhe një film prodhim gjerman, Manifesto./Express