Këto rregulla mos i thyeni kurrë në një marrëdhënie!

Këto rregulla mos i thyeni kurrë në një marrëdhënie!

Jeta do të ishte më pak problematike, nëse do të kishim dikë, i cili do të na tregonte se çfarë të bënim në situata të vështira. Mos u shqetësoni! Ja disa sekrete të vogla sesi të bëni raportet tuaja me afatgjata dhe të mbushura me harmoni.

Nuk mund të bëni çdo njëri që t’ju dojë; 
Duhet të dini që njerëzit nuk janë të detyruar që t’ju duan domosdoshmërish. Ju duhet t’i trajtoni ndjenjat e njerëzve të tjerë me respekt. Vetëm kështu mund të përmirësoni veten dhe raportet me njerëzit rreth e rrotull.
Nëse dikush ju do vërtet, ju do ta kuptoni këtë; 
Ju do ta vëreni nëse dikush ju do vërtet, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaj. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, kjo gjithmonë do të jetë diçka shumë e dukshme. Nëse verëni që dikush nuk kujdeset dhe nuk ka kohë për ju, mendojeni edhe njëherë mirë raportin tuaj.
Është e rëndësishme që të doni veten tuaj dhe më pas t’ju dojë dikush tjetër; 
Të duash veten nuk është aspak egoizëm. Është respekt për dëshirat dhe ndjesitë tuaja. Kjo do të thotë që ju kurrë nuk do ta zhgënjeni veten tuaj për të kënaqur dikë tjetër. Të doni veten do t’ju ndihmojë të reagoni me dinjitet në çdo situatë.
Mos u përpiqni të mbani me zor një person që nuk ju do më;
Ky është një gabim i përbashkët për shumë njerëz. Pavarësisht se mund të tingëllojë mizore, askush nuk është i detyruar t’ju detyrojë përgjithmonë, pavarësisht nëse keni 3 fëmijë bashkë apo keni ndërtuar një perandori.