Alarm në Gurgurnicë, zjarri i afrohet shtëpive

Alarm në Gurgurnicë, zjarri i afrohet shtëpive

Zjarri në Gurgurnicë të Tetovës po i afrohet fshatit. Banorët apelojnë deri tek institucionet kompetente Komuna dhe Zjarrfikësit që sa më shpejt që është ne mundur të marrin masa urgjente për shuarjen e zjarrit.

Situata u alarmua pasi në këtë rajon po fryejnë erëra të fuqishme të cilat kanë ndikuar që zjarri të rritet, raporton Alsat.

Edhe përkundër apelit të banorëve drejtuar institucioneve, deri në këto momente sipas korespdentit tonë në ndihmë banorëve të Gurgurnicës nuk u ka dalë asnjë institucion, ata të vetëm po përballen me stuhinë e zjarrit.

Ndryshe nga Qendra për Menaxhim me Kriza sot njoftuan se në rajonin e Tetovës, gjegjësisht në Gurgurnicë zjarri është vënë nën kontroll.