Sonte hapet Festivali i Filmit në Sarajevë, prezantohen Tafa e Koçi

Sonte hapet Festivali i Filmit në Sarajevë, prezantohen Tafa e Koçi

Tre mijë ulëse janë përgatitë për hapjen solemne të Festivalit të Filmit në Sarajevë, festival që do të hapet për pak minuta.

Në këtë festival, një ndër më të rëndësishmit në rajon do të merr pjesë edhe regjisori amerikan Joshua Oppenheimer, kurse në këtë edicion me punët e tyre artistike do të zënë vend edhe artistë shqiptarë, aktori kosovar Ilir Tafa dhe regjisori nga Shqipëria Gentian Koçi.

Tafa do të jetë këtë vit i pranishëm në Festivalin prestigjioz të Filmit në Sarajevë me lojën e tij në dy projekte. Krahas Vanesa Glodos, Tafa vjen në filmin “Invisible” me regji nga Amra Mehiq, koproduksion mes Bosnjës dhe Hungarisë. Filmi fokusohet në lojën e aktorit Tafa, i cili i dëshpëruar me jetën ndërmerr diçka që ndryshon rrjedhën e gjërave.Në anën tjetër, vetë aktori ka treguar se projekti i dytë ku ai luan e i cili do të shfaqet në Sarajevë është “Zhaba” nga regjisori Elmir Jukic, shkruan KultPlus.

Kurse Gentian Koçi është në konkurrencë zyrtare me filmin e tij “Dita zë fill”, ku ky film do të ketë edhe premierën në këtë festival tashmë tejet të njohur.