Qervish me Pulë

Qervish me Pulë

Qervishi është një specialitet që nuk e gjejmë vetëm në Valbonë, por në zona të ndryshme të Shqipërisë, ku ka edhe interpretime të ndryshme.

Përbërësit

gjalpë

miell misri

pulë

hudhër

kripë

spec djegës

Përgatitja

1.Kavardiset mielli i misrit në gjalpë deri sa të marrë ngjyrë.

2.I shtohet lëngu i pulës, kripë, hudhra dhe spec djegës dhe përzihet deri sa të krijohet një masë homogjene.

3.Shërbehet në një tavë me copat e pulës së pjekur përsipër.