Ndahet nga jeta motra e Sali Berishës, ja reagimi i Shkëlzenit

Ndahet nga jeta motra e Sali Berishës, ja reagimi i Shkëlzenit

Mbrëmjen e djeshmë është ndarë nga jeta motra e ish Kryeministrit Sali Berisha.

Hajrie Osmanin është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Për ndarjen nga jeta të Hajirijes ka reaguar dhe Shkëlzen Berisha.

"Te dashur miq me hidherim njoftoj ndarjen nga jeta te halles sime Hajrie Osmani. Zoti i dhente paqe dhe shperblim per gjithe fisnikerine,miresine, virtytin dhe dashurine qe ka sjelle ne familjet tona cdo dite te jetes se saj", ka shkruar Shkëlzen Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekje. Motra e Berishës  jetonte prej kohësh në Kodër-Kamëz. Ish-kryeministri Berisha ka patur edhe një vëlla, Selim Berishën, i cili është ndarë nga jeta në kohën e komunizmit.