Vjedhin derivate nga autobusi, një i arrestuar

Vjedhin derivate nga autobusi, një i arrestuar

Një person është prangosur pasi që së bashku me një person tjetër kanë vjedhur një sasi të derivateve nga një autobus në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm njofton se rasti ka ndodhur natën e kaluar në rrugën “Mbretëresha Teuta”.

Personi i dytë që ka marrë pjesë në këtë vjedhje për momentin ndodhet në arrati. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.