Një botë me violinë, Gerta Alla rrëfen suksesin në Paris

Një botë me violinë, Gerta Alla rrëfen suksesin në Paris

Hapat e parë drejt muzikës klasike i hodhi në liceun Jordan Misja. Ishte viti 1997 në Shqipërinë e plumbave, kur violina do të shndërrohej në motivin për ta bërë jetën më të bukur.

Gerta Alla vjen në Tiranë pas 7 vjetësh e me një portofol artistik ku shënohen edhe emocionet e marra nga skena e Operës së Parisit.

Vitet e para nuk kanë qenë të thjeshta për një shqiptare që e donte muzikën klasike e që vinte nga një vend i vogël, ku skenat europiane ishin ëndrra.

E pas shtatë vitesh, në Akademinë Franceze dhe Operan e Parisit ka po të njëjtin mendim. Të kthehet në vendin e saj sa herë që Shqipëria e thërret për të bërë muzikë të mirë, por të jetojë me artin e saj në një vend ku kultura vlerësohet çdo ditë.