Grafitë nëpër Podujevë, reagon komuna

Grafitë nëpër Podujevë, reagon komuna

Persona të panjohur mbrëmë kanë shkruajur në muret e objektit të Komunës së Podujevës grafitë të ndryshe. Grafite dhe shkarravitje të tilla në pronën publike janë bërë edhe në trotuare dhe hapësira të tjera publike në qytet.

Komunë këtë akt e sheh si dëmtim të pronës publike, duke vlerësuar se pavarësisht kush mund të jenë autorët dhe porositësit e këtyre grafiteve, gara politike nuk bëhet me shkarravitje të mureve dhe grafite të ulëta e fyese, por në forma e mënyra demokratike në vendet e dedikuara për debate e prezantim të platformave dhe programeve politike. 

Komuna e Podujevës kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin masat e duhura dhe të zbulojnë aktorët e këtyre grafiteve dhe t’i nxjerr para drejtësisë.