Liderët e PAN-it takojnë Ukë Rugovën

Liderët e PAN-it takojnë Ukë Rugovën

Përfaqsuesit e koalicionit PAN, kanë zhvilluar sot një takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova. 

Ky takim është zhvilluar në një nga kafiteritë në Prishtinë dhe nga fotografitë e siguruara nga lajmi.net, ku shihen Kadri Veseli, Ramush Harainaj dhe Fatmir Limaj.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, mirëpo në media është spekuluar se Ukë Rugova mund të jetë pjesë e kabinetit qeveritar. 

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN. Madje ajo ka kërkuar edhe nga deputetët tjerë të reflektojnë në këtë drejtim.