Shkëndija e nis me fitore, e mposht Vardarin

Shkëndija e nis me fitore, e mposht Vardarin

Shkëndija e Tetovës i ka bërë një nisje të shkëlqyeshme kampionatit të futbollit në Maqedoni. Tetovarët kanë arritur ta mposhtin rivalin kryesor, kampionin në fuqi, Vardarin e Shkupit, me rezultat 2:0, në ndeshjen që u zhvillua në Stadiumit e Qytetit në Tetovë.

Skuadra e Shkëndijës e ka dominuar ndeshjen si me raste, ashtu edhe me lojë më të mirë. Vendasit kaluan në epërsi nëpërmjet Armend Alimit, i cili në minutën e 61-të shënoi me një gjuajtje të fortë nga distanca. Ndërkaq, golin e dytë, i cili edhe e vulosi fitoren e Shkëndijës, e ka shënuar Stenho Junior, në minutën e 66-të. Kjo fitore vjen në momentin më të duhur për skuadrën tetovare, e cila në mesjavë do të udhëtojë drejt Italisë, ku të enjten do ta luajë ndeshjen e parë kundër Milanit në “play-off” të Europa League.