VIDEO: Të rinjtë kosovarë ndihen të pabarabartë

VIDEO: Të rinjtë kosovarë ndihen të pabarabartë

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë u ritheksua se të rinjtë kosovarë po ndihen të pabarabartë me të rinjtë e shteteve të tjera të BE-së. Në konferencën “Ndërtimi i Paqes për të Rinj”, u kërkua liberalizimi i vizave për kosovarët.

Të rinjtë kosovarë po ndihen të pabarabartë me të rinjtë e shteteve të tjera të BE-së. Në konferencën “Ndërtimi i Paqes për të Rinj”, e cila u mbajt në shënim të ditës ndërkombëtare të të rinjve, u kërkua liberalizimi i vizave për kosovarët. Xhevat Bajrami, drejtor i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, tha se departamenti që ai përfaqëson në çdo kohë kërkon dhe ngre çështjen e pabarazisë së të rinjve në Kosovë me ata të BE-së.

Iana Minochikina, vullnetare e UN në Kosovë, tha se të rinjtë në Kosovë përballen me sfida të ndryshme siç është papunësia dhe kjo sipas saj i përfshin të gjithë pa dallim etnie apo race. VOX:Iana Minochikina, vullnetare e UN në Kosovë, “Nuk e kisha konsideruar Kosovën si një nga vendet e Ballkanit por tërë territorin e Ballkanit unë e quaj shtëpi. Unë punoj në UN në grupin e vullnetarëve ku bëjmë promovimin e të rinjve. Herën e parë kur kam ardhur në Kosovë në 2013, kam qenë e impresionuar nga idetë inovative të të rinjve këtu. Kisha frikë se do të ballafaqohem me shumë stereotipa, por jam befasuar sepse të rinjtë këtu i thyejnë stereotipat”. Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2017, ka për qëllim vlerësimin e kontributit të të rinjve në parandalimin dhe transformimin e konfliktit, si dhe gjithëpërfshirjen rinore, drejtësinë sociale dhe paqen e qëndrueshme për të rinj.

Autor: Jehona Zhitia