VIDEO: 105-vjetori i çlirimit të Shkupit

VIDEO: 105-vjetori i çlirimit të Shkupit

Në Shkup është shënuar sot 105-vjetori i çlirimit të qytetit.

Çlirimi i Shkupit nga forcat shqiptare në vitin 1912 është i një rëndësie të madhe, për shkak se prej këtu filloi shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, pasi Shkupi në atë kohë ishte kryeqendra e Vilajetit të Kosovës, u tha nga pasardhësit e familjeve Prishtina e Boletini, por edhe nga historianë të cilët në shënim të kësaj ngjarjeje historike, vendosën lule te përmendorja e Hasan Prishtinës në Shkup. Më pas në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, është shpalosur mozaiku i ri me figurat më emblematike të historisë kombëtare shqiptare, që nga koha e Skënderbeut e deri tek ajo e UÇK-së.