City e nis me fitore

City e nis me fitore

Manchester City e ka nisur sezonin e ri të Premier League me një fitore 2-0 të marrë në transsfertë kundër skuadrës së Brighton, e ngjitur këtë vit në kategorinë kryesore të futbollit anglez, ku mungonte që nga viti 1983.

Edhe pse ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, skuadrës së Pep Guardiola i është dashur të presë 70 minuta për të gjetur golin. Në fakt, “Qytetarët” kanë arritur të shënojnë në pjesën e parë me Gabriel Jesus, por goli është anuluar nga arbitri.

Ka qenë “Kun” Aguero ai që ka zhbllokuar sfidën në minutën e 70-të pas një asisti nga David Silva. Kështu, Brighton i është shtuar koleksionit të skuadrave ndaj të cilave sulmuesi argjentinas ka realizuar në Premier League. Numri i tyre është plot 30. Takimi është mbyllur përfundimisht në minutën e 75-të kur Dunk ka realizuar autogolin që ka fiskuar shifrat në 2-0.