Pique zbulon: E dija që Neymar do të shkonte te PSG

Pique zbulon: E dija që Neymar do të shkonte te PSG

Në prag të ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës kundër Real Madrid, Gerard Pique ka zbuluar disa prapaskena të lamtumirës së mikut Neymar, i cili është transferuar te PSG për 222 milionë euro.

“Nuk ndihem i mashtruar. Tani që gjithçka ka kaluar mund të them se si kanë shkuar gjërat. Te martesa e Messi-t (30 qershor) Neymar na ka thënë se do të largohej nga Barcelona. Dhe dita kur unë kam postuar fotografinë me të dhe me mesazhin ‘qëndron’ e dija 100% se do të ishte larguar. Ishte thjesht një tentativë e fundit nga ana ime”.

“Neymar është zemëruar me mua, por i ka kaluar shumë shpejt, – ka siguruar mbrojtësi i Barcelona-s. – Sigurisht ka pasur arsyet e tij që e kanë shtyrë të largohet. Nuk duhet ta gjykojmë, ka marrë një vendim të guximshëm. Na ka dhuruar paraqitje të mëdha dhe shumë para në arkë: do të kemi një kujtim shumë të mirë nga ai”. Në lidhje me merkaton: “Është e vështirë në këtë moment që të bëjmë blerje. Të gjithë duan të përfitojnë nga fakti që kemi marrë 222 milionë euro. Klubi duhet të mendohet mirë”.

Për sa i takon Superkupës, qendërmbrojtësi spanjoll ka pranuar se: “Është gjithmonë e veçantë të luash kundër Real Madrid. Do të duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për t’i mundur. të mërkurën është ndeshja e kthimit, nuk do të vendoset gjithçka në ndeshjen e parë. Dobët kërkojmë të mos pësojmë gola dhe të kontrollojmë ndeshjen. Ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm”.