Remi kërkon sërish koalicion PDK - LDK

Remi kërkon sërish koalicion PDK - LDK

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, vazhdimisht ka qenë ithtar i një koalicioni në mes PDK’së dhe LDK’së.

Madje, ai edhe në vitin 2014, shumë kohë para se të arrihej koalicioni në mes këtyre dy partive, kishte deklaruar se këto dy parti do të qeverisin së bashku me vendin.

Mustafa edhe kërkon një koalicion të tillë, por kësaj radhe kërkon që kjo të bëhet një zgjidhje por pa ndikimin e të huajve, ashtu siç kërkoi ambasadori amerikan Greg Delawie.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Zgjidhje..,të pavarur nga të huajt!

Marveshje politike-strategjike PDK-LDK…

Këshillë dinjitoze si përherë nga Miku i sprovuar i Kosovës…

Kosova duhet bërë zgjidhjet nga mbrenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë (Bosnja, Serbia, Turqia).

Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje (jo domosdo koalicion)mbase do të funksiononte më mirë.

Une mbetem ithtarë i marrëveshjes politiko-strategjike mes PDK e LDK me garanca të qëndrueshme dhe kredibile.