Kosova zhgënjeu, Maqedonia i revanshohet në Shkup

Kosova zhgënjeu, Maqedonia i revanshohet në Shkup

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Maqedonia, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, me rezultat 87:74, në parakualifikimet për Botëror “Kina 2019”

Për dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë, kësaj radhe paraqitja e Kosovës ishte zhgënjyese. Kosovës i dështoi basketbollisti kryesor, Dardan Berisha, i cili ishte larg formës së tij. 

Kosova pati paraqitje të mirë vetëm në çerekun e parë, të cilin e fitoi me tri pikë epërsi 19:23. Edhe në pushim shkoi me një pikë epërsi, 40:41, por më pas dy çerekët e fundit maqedonasit ishin dukshëm më të mirë dhe nuk lejuan që t'u rrezikohet fitorja. 

Më efikasi në radhët e Kosovës ishte Fisnik Rugova me 17 pikë, si dhe Scott Bamforth me 15pikë.

Tani Kosova biletën për ndeshjet kualifikuese do ta kërkojë në Prishtinë ndaj Estonisë, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin.