Botohet një libër i ri mbi jetën e Hitlerit

Botohet një libër i ri mbi jetën e Hitlerit

Një libër i botuar së fundi në Gjermani pohon se Adolf Hitler ishte një “vrasës serik konfuz seksual”, vrasjet e të cilit për shtetin e nazistëve ishin kryer nga nxitja e devijuar seksuale.

'Hitler 1 and Hitler 2. The sexual no-man's-land' i autorit Volker Elis Pilgrim përdorë një material të madh arkivor për të përshkruar kreun e shtetit nazist si një pervers të tmerrshëm, i cili ndër tjerash, kishte kryer një akt seksual në kinema derisa po shikonte një film me skena dhune.

Njëra nga burimet e librit është aktorja Marianne Hoppe, e cila gëzonte respekt të madh nga Hitleri.

Ajo ka treguar se gjatë një nate në Berlin Reich Chancellery kishte shikuar një film me Hitlerin. Titulli i filmit ishte 'The Rebel' dhe kishte të bënte me kryengritjen austriake kundër Napoleonit.

Gjatë një skene, një austriak hedh gurë nga maja e malit mbi trupat franceze.

Hoppe tregon se gjatë kësaj sekuence të filmit Hitleri sikur u gjend në një situatë trileri dhe fërkonte gjunjët e tij, derisa gurët binin mbi francezët, dhe rënkonte.

“Nuk e di nëse ishte i çmendur, por ai pati një lloj orgazme. Desha ta braktisja shoun. Ai ishte i neveritshëm”, citon Pilgrim të ketë thënë Hoppe.

Pilgrim thotë se ai ka zhvilluar një “dyshim të nisur nga lidhja ndërmjet seksualizmit dhe dhunës te Hitleri, apo më saktë, nëse kjo i ka dhënë atij dëshirën për të shtyrë njerëzit që të kryejnë vrasje”.

“Specialiteti i vrasësit serik është ngadalësia, sofistika, marrja e jetës në mënyrë ekstreme mizore. Kjo është pikërisht çfarë Hitleri kishte praktikuar përmes ndihmësve të tij. Seksualizmi i Hitlerit, besoj se ka çuar diktatorin në asgjësimin më të madh që njeriu ka parë”, ka thënë autori i librit.  

Pilgrim kundërshton kronistët e Hitlerit, të cilët e përshkruajnë atë si njeri që ka pasur jetë normale seksuale me bashkëshorten e tij Eva Braun.

Autori prezanton fakte se Hitleri ishte heteroseksual. Për shembull, ish-bashkëpunëtori politik i Hitlerit, Ernst Hanfstaengl, shpik termin "vendi i jo njerëzve seksual", në të cilin shoku i tij “kishte udhëtuar”.

Pronari i shtëpisë në Berghof afër Berchtesgaden, i cili rregullisht kishte inspektuar shtratin në të cilin Hitleri dhe Eva kalonin natën, ka thënë pas luftës, se ai nuk ka parë asnjëherë diçka që do të tregonte se ata kishin bërë dashuri. 

Edhe vetë Hitleri kishte shkruar një pohim kureshtar, se ai “kishte mposhtur nevojën për të poseduar femrën fizikisht”, gjithmonë duke besuar se kombi gjerman ishte “nusja e tij” e vërtetë.

Pilgrim beson se diçka seksuale kishte ndodhur ndërmjet Eva dhe Hitlerit në mars të vitit 1935. Eva kishte mbajtur shënime për “disa orë mrekullisht të bukura” me Hitlerin në apartamentin e tij në Munich Prinzregentenplatz.

Disa vite më vonë, më 30 shtator 1938, kryeministri britanik Neville Chamberlain ishte në qytet dhe ishte ulur në divan, duke e nxitur atë: 'Nëse ai vetëm do të dinte se çfarë rrëfimi ka ky divan!'

Pilgrim përshkruan dimensionet e divanit dhe konkludon se një femër e rangut të saj nuk do të përdhunohej aty.

Ai vjen në përfundim se diçka kishte “rrjedh” mes Hitlerit dhe Evës, dhe se jeta e tyre seksuale pas kësaj ishte në gjumë, pasi që “ajo kishte tendenca të një lesbikeje latente” dhe se ai “mundi të jetojë jashtë jetës së saj si vrasës serik”.