Datëlindja e Agollit do të shënohet me publikimin e një libri të ri

Datëlindja e Agollit do të shënohet me publikimin e një libri të ri

Dritëro Agolli sërish do të jetë pranë lexuesve, pikërisht nëpërmjet një botimi që është në përfundim e sipër.

Bëhet fjalë për një libër me aforizma nga Dritëro Agolli,dhe për këtë publikim ka njoftuar vetë vajza e tij Elona Agolli, shkruan KultPlus.

Ajo ka njoftuar se libri është drejt përfundimit të përgatitjes për botim, sipas saj, të një vepre të rrallë, tepër të veçantë e shumë të pelqyer si zhaner nga lexuesit besnikë të librit dhe shkrimtarit të zemres : Aforizma nga Dritero Agolli . “Tetori i datëlindjes së Dritëroit vjen i begatë …”,ka njoftuar Elona Agolli.