Hoti: Kryetari i Kuvendit të Kosovës shkeli rregulloren

Hoti: Kryetari i Kuvendit të Kosovës shkeli rregulloren

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se mos lejimi i mocionit për votimin e menjëhershëm të Qeverisë Haradinaj paraqet shkelje të rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit dhe se një gjë e tillë sipas tij është bërë pasi është e qartë se formimi i Qeverisë së Kosovës varet nga vullneti i Beogradit.

“Seanca nisi me shumë vonesë. Ne e respektuam rendin e ditës. Kryetari i Kuvendit ftoi të mandatuarin për kryeministër të bëjë ekspozenë dhe kabinetin e tij. Është fatkeqe çfarë lloji i ekspozesë dhe çfarë modeli i qeverisjes i ofrohet popullit. Ne kemi mocion që qeveria të vihet në votim. E refuzuan këtë. Kryetari i Kuvendit shkeli menjëherë rregulloren e Kuvendit. Arsyeja është e qartë. Formimi i Qeverisë së Kosovës varet nga vullneti i Beogradit”, ka thënë Hoti.