Zgjedhja e Haradinajt kryeministër në objektivin e mediave të huaja

Zgjedhja e Haradinajt kryeministër në objektivin e mediave të huaja

Ramush Haradinaj këtë të shtunë ka marrë besimin që të drejtojë Qeverinë e Kosovës.

Kjo ngjarje përveç mediave të huaja është përcjellë me interes të madh edhe nëpër mediat ndërkombëtare.

Është Reuters, që i ka kushtuar një artikull kryeministrit të ri.

“Kryeministri i ri i Kosovës, ish komandat, Ramush Haradinaj ka premtuar të shtunën për të vazhduar dialogun me Serbinë si dhe të luftojë korrupsionin”, nis teksti.

Më tej thuhet se ai ka marrë 61 vota nga 120, të ligjvënësve kosovarë, për të drejtuar qeverinë.

Aty citohet Haradinaj tek ka thënë se “dialogu me Serbinë nuk ka alternativë, pavarësisht historisë tragjike, ne nuk mund të ndryshojmë faktin se jemi fqinj”.

Më tej edhe WashingtonPost, në artikullin e vetë, përmend se Haradinaj ka qenë ish komandat në kohën e luftës si dhe përmendet që ai ka pasur rolin e kryeministrit edhe vite më parë – 2004.

Në tekst përmendet se si opozita nuk ka qëndruar në sallë në momentin që Qeveria Haradinaj është hedhur në votim.