Xhevdet Xhafa, në një rrëfim autobiografik në Tiranë

Xhevdet Xhafa, në një rrëfim autobiografik në Tiranë

Xhevdet Xhafa një prej emrave më të njohur të artit në Kosovë vjen më 14 tetor me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Autobiografia” quhet ekspozita e cila pritet të ketë një rrëfim autobiografik të artistit, përmes veprave.

Nën kurimin e James Walmsley i cili evidenton në tekstin kuratorial ndjeshmërinë e veprave të Xhafës, kjo ekspozitë fryt i bashkëpunimit të dy Galerive asaj të Prishtinës dhe Galerisë Kombëtare do të jetë një ndër ngjarjet artistike në vend të këtij fundviti.

Xhevdet Xhafa ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita internacionale ku ka fituar mirënjohje të shumta dhe është mirëpritur si artist. Nga ato do të veçohen: Ekspozita kolektive në Rockfeller Gallery në New York, ku veçohen veprat e Xhafës. Ekspozita e arteve bashkëkohore në Ëellington/Sidney –Australia ku marrin pjesë shumë artist me mëse 100 piktura, skulptura edhe foto artistike. Kritiku francez Oskland Strari thekson: “Arti jugosllav nuk paraqet fuqi botërore në aspektin artistik, megjithatë ka disa artistë, rëndësia e të cilëve i tejkalon kufijtë e tij”. Ai vë në spikamë veprat e Shutelit, Xhafës, Rotarit dhe Abramoviqit.

Ekspozita në Galerinë moderne të arteve bashkëkohore në Romë, pjesemarrës ishin 60 krijues, Xhafa prapë veçohet në mesin e 11 artistëve dhe ekspozita Alternative a Artit tonë bashkëkohor në Vjenë, Austri ku përsëri artisti cilësohet si shembull i individualitetit tonë në rrafshin e artit bashkëkohor. (Shqip)