Lakra turshi me mish të terur

Lakra turshi me mish të terur

Përbërësit

1 lakra turshi

500-700 gr mish të terur

1 qepë

200 gr gjalpë

biber të kuq

biber i zi

Hapat

Mishin e terur e lajmë, e prejmë dhe e zijmë për 10 minuta.

Qepën e kaurdisim me biber të kuq dhe ia shtojmë lakrën e grirë, mishin e terur dhe 1- 2 gota ujë.

Lakrat me mish të terur zihen përafërsisht për 3 orë në temperaturë të ulët dhe me kapak të mbyllur. Pasi të zihen sipas dëshirës mund të reshken në furrë.