Krijoi gjigantin e Star Wars për t’ia prezantuar fshatit

Krijoi gjigantin e Star Wars për t’ia prezantuar fshatit

Një djalë ka ndërtuar modelin gjigant të Star Wars në oborrin e shtëpisë së tij. ‘AT-AT’ është 6 metra e lartë dhe u shfaq për hërë të parë në filmin The Empire Strike Back.

Ian Mockett e ndërtoi së bashku me miqtë e tij për një muaj. Ata kanë vendosur që ta shfaqin në festivalin vjetor të fshatit të tyre në Northamptonshire.

“Shumë njerëz nuk mund ta besojnë, duke pyetur pse. Unë mendoj se thjesht kemi pëlqyer guximin që duhet të merrnim për ta krijuar,” – tha ai për BBC.

Ian tregoi se do fillojë të mendojë për ide të reja, shumë më të mëdha që do i sjellë vitin tjetër.