Qeni kishte ngrënë kokainë, ja çka i bëri pronarit

Qeni kishte ngrënë kokainë, ja çka i bëri pronarit

Një qen i racës angleze që e kishte mbytur pronarin e tij duke e kafshuar në qafë kishte marrë kokainë, raporton gazeta "The Guardian"

Sipas raportit, pronari i qenit, Mario Perivoitos, kishte vdekur në shtëpinë e tij në Londër, pasi gjatë kohës sa ai po bashkëpunonte me gazetarët e BBC-së për një dokumentar lidhur me drogën, qeni i tij me emrin Major, e kishte sulmuar brutalisht duke ia çarë fytin me dhëmbë, ngjarje kjo që ndodhi në muajin mars, para syve të gazetarëve të BBC-së.

Hetimet kanë zbuluar se qeni kishte prani të kokainës në gjak, që sipas veterinarëve, mund të kishte qenë faktori që ai të mbyste pronarin e tij.

“Ka shumë mundësi që ai të kishte ngrënë kokainë apo konsumuar në ndonjë mënyrë tjetër. Kjo edhe mund të ketë qenë arsyeja që ai u sill në mënyrë kaq të dhunshme, duke e kafshuar pronarin e tij në qafë”, tha Nicholas Carmichael, veterinar që ekzaminoi qenin pas incidentit.

Gazetarët ishin munduar që ta largonin qenin nga pronari, por ai tashmë kishte bërë që viktima të humbte shumë gjak. Pronari i qenit kishte vdekur në spital, kurse autoritetet britanike kanë marrë vendim që qeni të eliminohet fizikisht që të mos përbëjë më rrezik për të tjerët.