Poetja që shpjegon më së miri natyrën njerëzore

Poetja që shpjegon më së miri natyrën njerëzore

Një nga autoret më të lauruara dhe më të mira të shekullit të kaluar është edhe Elizabeth Bishop.

Poezitë e saj kanë marrë çmime të shumta ndër to edhe Pulitzer Prize për letërsi, shkruan arbresh.info.

Poezia në fjalë është një poezi e njohur si vilanele që i nënshtrohet një rregulli strikt të poezisë.

Poezia tregon që njerëzit mësohen më gjithçka, humbja është gjithandej

 

Mbi artin

Arti i humbjes s‘është vështirë për t’u zotëruar

Kaq shumë gjëra janë të mbushura me qëllimin për t’u humbur

Sa që humbja e tyre s’është fatkeqësi.

 

Humbni diçka çdo ditë. Pranoni acarimin

e çelësave të humbur, ose të orës së shkuar kot

arti i humbjes s’është vështirë për t’u zotëruar

 

pastaj praktikoni humbjen e largët, humbjen e shpejt

vendet dhe emrat, dhe vendet që donit t’i vizitonit

asnjë nga këto s’do të sjellë fatkeqësi.

 

Kam humbur orën e mamasë, dhe shih,

E fundit apo thuajse e fundit tri shtëpi më shkuan

Arti i humbjes s’është vështirë për t’u zotëruar.

 

Kam humbur dy qytete, të bukura, të mëdha

Ca toka që zotëroja, dy lumenj, një kontinent

Më mungojnë, por nuk ishte ndonjë fatkeqësi.

 

–Edhe humbja jote (zëri, gjestet që i dashuroja)

Nuk do gënjej. Është e qartë!

Arti i humbjes s’është aq i vështirë për t’u zotëruar

Ndonëse duket i tillë (shkruaje) sikur të ishte ashtu.