Në fund të Detit të Kuq zbulohet ushtria e madhe egjiptiane

Në fund të Detit të Kuq zbulohet ushtria e madhe egjiptiane

Ministria e Antikiteteve egjiptiane njoftoi pak ditë më parë se një grup arkeologësh zbuluan mbetjet e ushtrisë së madhe egjiptiane nga shekulli i 14-të para erës së re në fund të kanalit të Suezit, rreth 1.5 kilometra larg brigjeve të qytetit të sotëm Ras Gharib.

Grupi kërkoi të gjente mbetjet e anijeve të lashta dhe objekteve të lidhura me tregtinë prej guri dhe bronzi. Pastaj ata erdhën deri te një sasi e madhe të eshtrave të njerëzve.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Profesor Abdel Muhammad Gader, të cilët kanë qenë të lidhur me Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Kajros, kanë zbuluar tashmë më shumë se 400 skelete të ndryshme si dhe qindra pjesë të armëve dhe pjesëve të blinduara. Ata gjithashtu gjetën mbetjet e dy karrocave të luftëtatëve të shpërndarë rreth një sipërfaqeje prej rreth 200 metra katrorë.

Shkencëtarët vlerësojnë se rreth 5,000 trupa janë shpërndarë në zonën më të gjerë, duke treguar një ushtri të madhe që është zhdukur në këtë zonë.

Shumë gjurmë në këtë sipërfaqe e çuan profesorin Gader dhe ekipin e tij në përfundimin se trupat mund të lidhen me episodin e famshëm të Eksodit. Së pari, duket se të gjithë ushtarët vdiqën në tokë të thatë, pasi që nuk ka mbetje të anijeve të gjetura në atë zonë. Pozita e trupit, dhe fakti që përmbanin sasi të mëdha të baltës dhe gurit nënkupton se ata kanë vdekur nga balta ose valët e baticës.

Vetë numri i trupave tregon se ushtria e madhe e lashtë është zhdukur në këtë vend në mënyrë dramatike, duke gjykuar nga mënyra si kanë vdekur.

Të dyja konfirmojnë versionin biblik të kalimit mbi Detin e Kuq, kur ushtria e faraonit egjiptian u shkatërrua kur u kthye mbrapa uji që Moisiu kishte shpërndarë. Ky zbulim i ri dëshmon të jetë një ushtri e madhe egjiptiane e shkatërruar nga ujërat e Detit të Kuq gjatë sundimit të mbretit Akhenaten.

Për shekuj me radhë, në Bibël, “kalimi mbi Detin e Kuq” është konsideruar nga studiuesit dhe historianët si thjesht një simbolizëm dhe jo një përshkrim historik.

Ky zbulim mahnitës sjell prova të pamohueshme shkencore që një nga episodet më të famshme të Dhiatës së Vjetër ishte me të vërtetë një ngjarje historike. Kjo sjell një perspektivë krejtësisht të re në historinë që shumë historianë e kanë menduar për vite si trillim i pastër, duke sugjeruar se tema të tjera të njohura të Biblës, si murtaja egjiptiane, kanë  një bazë të vërtetë historike.

Gjatë disa viteve të ardhshme priten më shumë gërmime në këtë zonë. Profesor Gader dhe ekipi i tij kanë shprehur tashmë dëshirën e tyre për të gërmuar  edhe më tutje në zonën që ka dëshmuar   të jetë një nga vendet arkeologjike më të pasura nënujore ndonjëherë.