Valverde: Kur Messi kap topin, ndodhin vetëm gjëra të mira

Valverde: Kur Messi kap topin, ndodhin vetëm gjëra të mira

Barcelona ka fituar 3-0 ndaj Juventusit, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Lionel Messi ia ka dalë që të shënojë në portën e Buffonit 2 herë, teksa nuk e kishte provuar këtë gjë më parë. Trajneri Valverde, pas këtij triumfi, ka nënvizuar në fjalën e tij për mediat: “Ishte një fitore me mjaft rëndësi. Tri pikë me shumë vlerë, sidomos nga klasifikimi. Ne luajtëm ndaj njërit prej finalistëve të sezonit të shkuar. E kemi mbajtur portën tonë të paprekur dhe kemi shënuar tre gola. Ky ishte çelësi i duhur për ta filluar fazën e grupeve. Ne ishim të mirë në lojë, por patëm durimin për të kundërsulmuar shpejt dhe krijuar. Kjo është një garë në sfond dhe ju nuk e dini kur loja do të hapet. Me golat e Messit gjithçka ndryshoi. Ju gjithmonë mendoni se kur Leo e kap topin, vetëm gjëra të mira mund të ndodhin me ekipin. Ai është shumë i përfshirë në çdo gjë. Dembélé? Ka punuar shumë dhe gradualisht do të përshtatet me lojën e ekipit”.