Një tjetër takim për Kendall Jenner

Një tjetër takim për Kendall Jenner

Duket se Kendall Jenner ka nisur një romancë me Blake Griffin pasi është fotografuar në mbrëmjen e të martës në Nju Jork teksa të dy po shijonin një darkë.

Supermodelja, që ndodhet në New York Fashion Week, u shfaqën në një restorant popullor italian, bashkë me yllin e basketbollit të Los Angeles Clippers.

Për romancën e tyre mediat rozë kanë folur edhe më herët duke thënë se ata janë bashkë që prej korrikut, pasi Griffin u nda nga e fejuara e tij, Brynn Cameron, me të cilën ka dhe dy fëmijë.

Pas ndarjes ata kanë thënë se kanë raportime të mira dhe janë ende miq teksa rrisin djalin dhe vajzën e tyre.