Ndërron jetë një punëtor i bashkisë së Korçës

Ndërron jetë një punëtor i bashkisë së Korçës

Një punëtor i Bashkisë së Korçës humbi jetën gjatë një aksidenti në punë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qatrom, ku ekskavatori i drejtuar nga 55-vjeçari po transportohej mbi një trailer.

Sipas të dhënave të para, drejtuesi ka humbur kontrollin e ekskavatorit gjatë zbritjes nga traileri dhe për pasojë mjeti është rrëzuar ndërsa drejtuesi gjeti vdekjen e menjëhershme.