Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë

Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë

Një grua nga Teksasi është kurorëzuar me titullin “Gruaja me thonjtë më të gjatë në botë”.

Thonjtë e gjatë i përkasin  Ayanna Williams, e cila merret me trajtimin e thonjve në Teksas.

Thonjtë e saj kanë janë futur në librin Guinness. Gruaja ka shpenzuar  një kohë të gjatë për rritjen e thonjve, më shumë se 23 vjet. Ajo është frymëzuar nga një mik dhe thotë se do të vazhdojë që t’i rrisë ata.

Ayanna Williams thotë se gjëja më e vështirë e të pasurit thonj jashtëzakonisht të gjatë, është se i duhet më shumë se 1 javë që t’i lyejë. Problem për të është edhe veshja e pantallonave.

Gruaja mendon se është unike në llojin e saj, ndërsa familja dhe miqtë e konsiderojnë pasionin e saj si një gjë normale. Që të kujdeset për thonjtë e saj, Ayanna përdor sapun antibakterial dhe një furçë të posaçme për t’i pastruar ata çdo ditë.

 (gazeta-Shqip.com)