Bie numri i azilkërkuesve

Bie numri i azilkërkuesve

Rreth 220 migrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku, kanë qenë në territorin e Bullgarisë në fillim të muajit shtator, sipas të dhënave të MPB-së.

Të dhënat tregojnë se presion migracioni ka kryesisht në  kufirin bullgaro-serb, ku migrantët ilegalë përpiqen të kalojnë në drejtim të  Evropës Perëndimore.

Gjithsej 2140 të huaj ilegalë janë kapur, duke hyrë në  vend, brenda vendit, ose duke provuar të largohen nga vendi në periudhën 1 janar – 31 gusht 2017. Ata janë me 82.8 për qind më pak në krahasim me 2016-ën, bëri të ditur MPB-ja.

Që nga fillimi i vitit deri tani nga vendi janë ekstraduar  1519 migrantë ilegalë. 40 për qind prej tyre janë shtetas të Afganistanit, kurse 28.5 për qind – të Irakut.