Merkel uron Haradinajn dhe i ofron mbështetje të Gjermanisë

Merkel uron Haradinajn dhe i ofron mbështetje të Gjermanisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në postin e kryeministrit të Kosovës.

Në urimin e zonjës Merkel thuhet:

Ndërtimi i shtetit, përmirësimi i gjendjes ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendje.

Këto janë hapa kyç drejt forcimit të perspektivës evropiane të Kosovës. Qeveria federale do të vazhdojë t’ju mbështesë në këtë rrugë. Ju uroj fat dhe sukses për mandatin tuaj të dytë.