Eliot Engel: Kosova do përparojë dhe do ndihmohet në vazhdimësi

Eliot Engel: Kosova do përparojë dhe do ndihmohet në vazhdimësi

Ish-kongresmeni dhe miku i Shqiptarëve, Elito Engel, tha se Kosova përfitoi shumën prej gati 50 milionë dollarë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të rritur eficencën energjetike. Sipas tij, ndihma do të vazhdojë të rritet krahas përparimit që pritet të bëhet në Kosovë.

“Kam shumë besim se Kosova do të vazhdojë përparimin e saj dhe integrimin euroatlantik, me qeverinë e re. Ne e dimë se Fondacioni i Korporatave të Sfidave të Mijevjeçarit do të ndihmojë në efiqencë të energjisë elektrike e cila mbetet ende sfidë për Kosovën”, tha ish-kongresmeni amerikan Eliot Engle, për RTK.

Ndërkaq, Jonatan Nash-Drejtues i MCC, tha se Kosova është vend ri, pjesë e Evropës dhe me orientim euroatlantik.

“ Progres i limituar në Kosovë e benë sfidues funksionimin e rendit dhe ligjit. Prandaj kjo ndihmë, prej 49 milion dollarëve, i ndihmon njerëzit që të kenë stabilitet energjetik. Prandaj ky fondacion fokusohet në ndihmë në sektorët e sundimit të ligjit dhe energjisë”, tha Jonatan Nash.

Ndryshe, Fondacioni i qeverisë amerikane Korporatat e Sfidave të Mijëvjeçarit është themeluar nga kongresi amerikan me iniciative të presidentit Xhorxh Bush në vitin 2004 me qëllim të ndihmës së vendeve në zhvillim.

Me këtë marrëveshje Kosova përfiton 49 milion dollarë nga fondacioni i qeverisë amerikane Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje për mbështetje  e ka bërë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Jonathan Nash drejtuesi i këtij fondacioni ne Washinton.

Në Washinton Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje për ndihmë ka thënë se shpreson se investimet amerikane do të vazhdojnë edhe në të ardhmen e në  veçanti në sektorin energjetik.

Ai gjithashtu ka thënë se me krijimin e institucioneve të reja pret hapa të shpejtë të reformave.