Maqedoni, Ligji për shqipen kalon leximin e parë

Maqedoni, Ligji për shqipen kalon leximin e parë

Ligji për shqipen kaloi leximin e parë. Në Komision për Sistem Politik debati u orientua kryesisht në akuza ndaj shumicës e cila sipas opozitës po sjell një ligj anti-kushtetues.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski mes tjerash potencoi se ligji për shqipen çon drejt federalizimit, shtetit dygjuhësore dhe diskriminon bashkësitë tjera etnike.

Nga ana tjetër Lëvizja Besa kërkoi qe pa konsenzus të mos kalohet ligji. Sipas deputetit Afrim Gashi, partitë nënshkruese të Platformës së përbashkët të partive shqipe, për diçka tjetër janë marrë vesh në janar dhe diçka tjetër po hartojnë tani, duke akuzuar kryesisht BDI-në. Në mbledhjen e Komisionit, 9 anëtarë votuan pro, 6 kundër dhe asnjë i përmbajtur. I njëjti tani do të dërgohet në seancë plenare për leximin e parë ku e pret debat tre ditorë./Alsat-m