Shekerinska-Krej: Maqedonia në NATO është qëllimi i përbashkët

Shekerinska-Krej: Maqedonia në NATO është qëllimi i përbashkët

Republika e Maqedonisë mbështetet në partnerët e saj strategjik posaçërisht në këto momente kur punojmë me përshpejtim në qëllimin tonë strategjik - anëtarësimin në NATO, tha sot ministrja e Mbrojtjes Radimila Shekerinska pas takimit me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit gjeneral-majorin Stiven Krej, i cili gjendet për vizitë disaditore në Maqedoni.

"Maqedonia anëtare e NATO-s është qëllimi i përbashkët sepse u shërben të dy interesave të mëdha - rajonit stabil dhe qytetarë stabil dhe të sigurt të RM-së. NATO-ja është aleancë serioze, ndërsa anëtaret shtete serioze. Për këtë angazhimi ynë është serioz", tha Shekerinska.

Sipas saj, përcaktimet strategjike nuk janë vetëm fjalë, por ata i tregojmë në vepër.

"Përcaktimi ynë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e dëshmuam edhe përmes pjesëmarrjes tonë të përhershme në misionet ndërkombëtare, përfshirë edhe misionin në Afganistan të cilin e vazhdojmë dhe rrisim, ndërsa e shfaqëm edhe gjatë stërvitjes së përbashkët me Forcat Ushtarake Amerikane", theksoi ministrja Shekerinska.

Theksoi se partneriteti strategjik është shfaqur edhe me vepra në SHBA, posaçërisht nga ana e Gardës Kombëtare të Vermontit, me ç'rast më shumë se 4.500 ushtarë të ARM-së kanë marrë pjesë në aktivitetet e përbashkëta me GK të Vermontit.

Sipas komandantit të GK të Vermontit, Krej, për të cilin kjo është vizita e gjashtë në Maqedoni, partneritetin strategjik që e kanë të dy shtetet ka rëndësi të madhe për armatat, gjegjësisht për përvojat e fituara pozitive.

Ai paralajmëroi se gjatë vizitës në ditët në vijim do të bisedojnë për aktivitetet të cilat do të ndërmerren gjatë viteve të ardhshme, për angazhimet e të dy armatave, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. /Mia.mk