Treni përplas për vdekje një 52 vjeçar

Treni përplas për vdekje një 52 vjeçar

Një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga treni i linjës hekurudhore Durrës-Vorë.

Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi hekurudhor  në Sallmone rreth orës 15:10 minuta.

Policia bën me dije se shtetasi me inicial F.H, banues në Sukth ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasje. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhen në vendin e aksidentit dhe po punon për të zbardhur rrethanat.