Transporti më i lirë në Shqipëri, sa 34% e mesatares në BE

Transporti më i lirë në Shqipëri, sa 34% e mesatares në BE

Shqipëria është vendi më i lirë në Europë për transportin publik. Në vendin tonë, çmimet e transportit publik janë sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Asnjë vend tjetër në Europë nuk i afrohet Shqipërisë në këtë drejtim.

Të dhënat janë një përpunim i atyre të Eurostat e që i refohen vitit 2016.

Pas Shqipërisë ndjek Bullgaria dhe Rumania. Gjithsesi, duhet marrë në konsideratë faktin se, në këtë renditje nuk figurojnë vendet fqinje, si, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia apo Kosova, që kanë çmime relativisht të ulëta të transportit publik.

Një tjetër fakt që duhet  marrë në konsideratë është edhe diversifikimi mjaft i dobët i flotës së transportit publik, çka do të thotë se, praktikisht Shqipëria ofron vetëm shërbimin e autobusëve, duke përjashtuar 100% tramin, që e ofron një pjesë dërrmuese e vendeve europiane si dhe trenin. Transporti nëpërmjet tramit dhe trenit është relativisht i shtrenjtë, dhe mungesa e këtij lloj transporti në vendin tonë bën që kosto totale të jetë më e lira në Europë.

Vendi më i shtrenjtë në Europë rezulton Islanda, ku çmimet janë të barabarta me 168% të mesatares europiane. Më pas ndjek Britania dhe Norvegjia.

/SCAN