Fontana: Shqipëria tashmë treg për shumë produkte italiane

Fontana: Shqipëria tashmë treg për shumë produkte italiane

Sipërmarrësi puljez Sergio Fontana është zgjedhur president i Confindustria Albania, shoqëria që përfaqëson ndërmarrjet italiane që operojnë në vendin tonë.

Duke nisur nga dita e sotme, Fontana do të përfaqësojë kërkesat e rreth 50 kompanive italiane të regjistruara në këtë shoqatë, si Coca-Cola, Intesa San Paolo, Maccaferri, Essegei, Sol dhe të tjera.

“Detyra ime do të jetë të bëhemi një pikë referimi për sipërmarrjet italiane që duan të bëjnë biznes në Shqipëri. Do të ndihmojë sipërmarrësit të shfrytëzojnë mundësitë e mëdha që bumi ekonomik shqiptar ofron”, u shpreh Fontana.

Sipas tij, vendi ynë tashmë ka një tjetër ofertë për bizneset italiane, krahas krahut më të lirë të punës.

“Shqipëria nuk përfaqëson më tashmë një mundësi të thjesht për t’u delokalizuar me prodhim me kosto të ulër, por është një treg i vertëtë për shitjen e shumë produkteve made in Italy”, shpjegoi ai.

Biznesmeni 50 vjeçar, Sergio Fontana, operon në vendin tonë përmes kompanive të tij në fushën e produkteve farmaceutike, kozmetike dhe shërbimeve.

Në 7 muajt e parë të vitit 2017, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë u rritën me 6.1%, ndërsa lëvizjet e shtetasve italianë në vend janë rritur me 56.5%.

/SCAN