Juventusi e konfirmon: De Sciglio nuk ka lëndim serioz!

Juventusi e konfirmon: De Sciglio nuk ka lëndim serioz!

Për të zbuluar se në çfarë situate është lojtari në fjalë ka menduar Juventusi, që përmes një raporti të publikuar bën me dije në faqen e vet zyrtare: “Sot, Mattia De Sciglio iu nënshtrua testeve mjekësore në “Jmedical”, të cilët kanë përjashtuar praninë e lezioneve të rënda në zonën e traumatizuar. Megjithatë, duke pasur parasysh shkurtësinë e kohës së kaluar në dëmtim, përveç monitorimit të përditshëm klinik, do të nevojiten kontrolle shtesë mjekësore në ditët në vijim.” Eshtë përjashtuar pra

Është një kohë shumë e keqe për Juventusin. Massimiliano Allegri në javët e fundit ka dashur të merret me lëndimet e elementëve kyç, si Chiellini, Mandzukic, Khedira dhe Marchisio, të cilat në mënyrë të konsiderueshme kanë reduktuar zgjedhjet e tij. Mattia De Sciglio është shtuar tani tek lojtarët e përmendur më lart. Pasi e la përgjysmë sfidën e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve në fushën e Barcelonës, i mbërrituri këtë verë nga Milano, iu nënshtrua testeve mjekësore të nevojshme. Kjo ndodhi të mërkurën.