VIDEO-Befason VV, apel që mos të votohet partia e Angela Merkelit

VIDEO-Befason VV, apel që mos të votohet partia e Angela Merkelit

E lidhur me këto zgjedhje, subjekti politik në Kosovë, Vetëvendosje, përmes një komunikate u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në Gjermani dhe që kanë të drejtë vote, që të mos votojnë për partitë me orientim të djathë ku bën pjesë edhe partia e Angela Merkelit.

Por, kanë qenë shqiptarët që jetojnë Gjermani ata që kanë reaguar ndaj kësaj thirrjeje, duke e quajtur të panevojshme.

Reagime pati edhe nga partitë politike në Kosovë si dhe nga gazetarë e publicistë.

E shqiptari nga Kosova, i cili është anëtar i CDU-së, Ilir Mulaku, i fton shqiptarët që ta votojnë partinë e udhëhequr nga Angela Merkel, duke sqaruar të mirat që kjo e fundit i  ka sjellë Gjermanisë dhe shqiptarëve në këtë shtet dhe jashtë tij.